TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 13:00

“Gaza drejt kolapsit”, OKB: Urdhri i Izraelit për zhvendosjen e një milionë civilëve është i tmerrshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Gaza drejt kolapsit”, OKB: Urdhri i Izraelit për zhvendosjen e

Agjencia Palestineze e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) ka kritikuar kërkesën e Izraelit ndaj një milionë civilëve palestinezë të largohen drejt jugut të Gazës. Agjencia theksoi se thirrja, ku thuhej se civilët duhet të largoheshin nga qyteti i Gazës brenda 24 orëve, është e tmerrshme.

Kjo do të çojë vetëm në nivele të paprecedentë mjerimi dhe do t’i shtyjë më tej njerëzit në Gaza në humnerë”, tha komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini duke shtuar se më shumë se 423 mijë njerëz tashmë janë zhvendosur që nga kundërofensiva e Izraelit ndaj Hamasit pas sulmit të së shtunës.

Shkalla dhe shpejtësia e krizës humanitare që po shpaloset është rrëqethëse. Gaza po bëhet shpejt një vrimë ferri dhe është në prag të kolapsit. Nuk ka asnjë përjashtim, të gjitha palët duhet të respektojnë ligjet e luftës; Ndihma humanitare duhet t’u ofrohet në çdo kohë civilëve”, u shpreh Lazzarini.

okb izraeli gaza

Lini një Përgjigje