TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 12:48

Sulm terrorist në një shkollë në Francë, vritet mësuesi dhe plagosen 2 të tjerë, policia: Gjatë masakrës ai bërtiti Allahu Akbar!

Shkruar nga Pamfleti

Sulm terrorist në një shkollë në Francë, vritet

Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë. Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras.

Zyrtarët lokalë thonë se sulmuesi është arrestuar, raporton BBC. 

Policia për agjencinë e lajmeve AFP tha se gjatë masakrës sulmuesi bërtiti "Allahu Akbar", ose "Zoti është më i madhi" dhe se ai është një 20-vjeçar.

Personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u godit me thikë dhe u plagos. Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës në shkollë.

Policia tha se situata tashmë është nën kontroll. Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë shkollën gjatë ditës së sotme.

Lini një Përgjigje