TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 12:11

Vuçiç “tradhton” sërish SHBA-në dhe BE-në, hidhet në ‘krahët’ e ‘armiqve’ të betuar të perëndimit!

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç “tradhton” sërish SHBA-në dhe

Kjo lëvizje e Vuçiçit është një “shuplakë” në fytyrën e ndërkombëtarëve të cilët prej kohësh kanë rritur presionin ndaj Kosovës dhe i kanë lënë dorë të lirë veprimi Serbisë. Kjo tregon qartë dështimin e politikës perëndimore për të tërhequr Serbinë pranë tyre dhe shenjat e dështimit kanë qenë aty prej kohësh, thjesht SHBA-BE kanë luajtur rolin e të ‘verbrit’....

Lirshmëria që Perëndimi i ka dhënë Serbisë kohët e fundit, me idenë se do ta joshin për të braktisur një herë e përgjithmonë aleatin e saj në Lindje Rusinë, duket se po jep efektet e kundërta. Në një kohë kur tensionet në Ballkan kanë arritur kulmin, pas sulmit terrorist të sponsorizuar nga Beogradi në Banjskë, Serbia në vend që të bëjë hapa pas dhe të plotësojë kërkesat e BE-SHBA, presidenti Vuçiç do të udhëtoj drejt Kinës.

Si një formë presioni, pse jo edhe ‘karshilliku’ ndaj samitit të BE që do të mbahet të hënën në Tiranë, Vuçiç, të dielën do të udhëtojë për në Kinë, ku do të ketë një takim dypalësh me presidentin e Kinës, Xi Jinping, por jo vetëm.

Presidenti serb ka thënë se pret edhe takime me përfaqësues të kompanive të shumta dhe institucionet shtetërore tjera kineze.

Unë pres nënshkrimin e shumë marrëveshjeve, duke përfshirë marrëveshjen e tregtisë së lirë. Ajo marrëveshje do të thotë shumë për fermerët, si dhe për industrinë e verës”, ka thënë ai.

Problemi kryesor qëndron te fakti se Vuçiç planifikon të takojë ‘padronin’ e tij, presidentin rus, Vladimir Putin i cili pritet të udhëtojë në Kinë. Pavarësisht se deklaroi se nuk kishte planifikuar bisedime dypalëshe, ai shtoi se ishte i sigurt se do ta takonte atë, njëjtë si shumë liderë të tjerë.

Me sa kam dëgjuar, në atë takim po vijnë 24 liderë botërorë. Mes tyre është edhe Putini. Unë nuk kam një plan dypalësh me të. Hera e fundit që u takuam ishte më 25 nëntor 2021, kur thashë se do të kishte luftë në Ukrainë. Do të jetë edhe më keq në botë dhe prandaj është e rëndësishme për ne të ruajmë paqen”, tha Vuçiç.

Kjo lëvizje e Vuçiçit është një “shuplakë” në fytyrën e ndërkombëtarëve të cilët prej kohësh kanë rritur presionin ndaj Kosovës, dhe i kanë lënë dorë të lirë veprimi Vuçiçit. Kjo tregon qartë dështimin e politikës perëndimore për të tërhequr Serbinë pranë tyre dhe shenjat e dështimit kanë qenë aty prej kohësh, thjesht SHBA-BE kanë luajtur rolin e të ‘verbrit’.

Kjo pasi Serbia është ndër të paktat vende që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë edhe pse Perëndimi i ka bërë thirrje të vazhdueshme. Madje vetë Vuçiç ka argumentuar shpesh herë se nuk mund t’i harrojë lidhjet e vjetra me Rusinë.

Sesi do të veprojë perëndimi ndaj Serbisë nga sot e tutje nuk dihet, por një gjë është e sigurt; nëse vazhdohet kështu, sulmi në Banjskë nuk do të jetë i fundit në veriun e Kosovës./Pamfleti 

shba-be vuçiç perëndimi

Lini një Përgjigje