
Hamasi u ka bërë thirrje palestinezëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi Izraeli lëshoi urdhra për evakuimin e banorëve në Gaza.
Autoriteti i Hamasit për çështjet e refugjatëve të premten u bëri thirrje banorëve tqë “të qëndrojnë në shtëpitë tuaja përballë kësaj lufte të neveritshme psikologjike të zhvilluar nga okupimi”, raporton AP.
Izraeli ka urdhëruar evakuimin e Gazës veriore, duke përfshirë qytetin e Gazës, shtëpia e qindra mijëra njerëzve. Palestinezët do të mund të iknin vetëm në jug brenda Gazës pasi Izraeli e ka rrethuar plotësisht territorin.
OKB thotë se 400,000 palestinezë tashmë janë zhvendosur.
Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba, me peshë 4,000 tonë, në objektivat e Hamasit në Gaza në gjashtë ditë, duke goditur më shumë se 3,600 objektiva. Numri i të vdekurve sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, nën kontrollin e Hamasit, është të paktën 1,537 të vdekur dhe 6,612 të plagosur.
Lini një Përgjigje