TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 07:35

Thellohet bilanci i viktimave, Izraeli bën thirrje për evakuimin e banorëve të Gazës: Largohuni, brenda 24 orëve do godasim veriun!

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet bilanci i viktimave, Izraeli bën thirrje për evakuimin e

Raportohet për 1200 të vrarë në Izrael dhe 1500 të vrarë në Gaza, mes tyre 500 fëmijë

Tensionet dhe sulmet e përgjakshme në rripin e Gazës janë intensifikuar në orët e fundit. Bombardimet e rënda izraelite po godasin gjithashtu Rripin e Gazës gjatë natës, veçanërisht pranë kufirit.

Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba, me peshë 4,000 tonë, në objektivat e Hamasit në Gaza në gjashtë ditë, duke goditur më shumë se 3,600 objektiva. Numri i të vdekurve sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, nën kontrollin e Hamasit, është të paktën 1,537 të vdekur dhe 6,612 të plagosur.

Thellohet bilanci i viktimave, Izraeli bën thirrje për evakuimin e
Sulmet ajrore izraelite në Gaza në orët e para të mëngjesit të sotëm

Ushtria izraelite ka urdhëruar 1.1 milionë banorë të Gazës që të lëvizin në jug brenda 24 orëve. Në deklaratën e tyre ushtria izraelite paralajmëron se do të godasë ndjeshëm veriun.

Është për sigurinë tuaj, ushtria do të godasë ndjeshëm zonën e qytetit të Gazës në ditët në vijim”,-urdhëron Izraeli.

Ushtria izraelite paralajmëroi po ashtu që askush të mos i afrohej zonës së gardhit kufitar. 

Hamasi e ka quajtur paralajmërimin për palestinezët për të lëvizur në jug të Gazës "propagandë të rreme", raporton Reuters.

Militantët shtuan se qytetarët në Gaza nuk duhet të bien pas urdhrit.

OKB ka lëshuar një apel të fuqishëm që të anulohet ky urdhër për të shmangur atë që tashmë është tragjedi në katastrofë.

Betohet “Qeveria emergjente” e Izraelit

Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.

Benny Gantz dhe katër anëtarë të partisë së tij u betuan si ministra pa portofol, pasi Parlamenti votoi për Qeverinë e re me 66 vota për dhe katër kundër.

Para votimit, Netanyahu tha në Parlament se “uniteti që kemi krijuar dërgon mesazhin e një force të madhe”, duke u zotuar se “do të shkatërrojmë Hamasin”.

Thellohet bilanci i viktimave, Izraeli bën thirrje për evakuimin e
Benjamin Netanyahu

Lideri opozitar, Yair Lapid,  ish-aleat i Gantzit më herët tha se ai nuk do t’i bashkohet Qeverisë.

Gjatë një adresimi televiziv, Lapid akuzoi udhëheqësit izraelitë për “dështim të pafalshëm” për shkak të mosparandalimit të sulmit brutal që militantët e Hamasit kryen në fundjavë.

Luftimet që nga 7 tetori midis Izraelit dhe militantëve nga Gaza kanë lënë të vrarë mbi 1.200 persona në Izrael dhe 1.350 në Rripin e Gazës.

Netanyahu dhe Gantz, përmes një deklarate të përbashkët, më 11 tetor njoftuan se janë pajtuar të bashkojnë forcat gjatë luftimeve dhe të formojë “kabinetin e luftës” prej tre anëtarësh, ku do të përfshihet edhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në Qeveri po ashtu kanë mbetur aleatët e Netanyahut të ekstremit të djathtë se hebrenjtë ultra-ortodoksë.

Sipas marrëveshjes, Netanyahu është pajtuar që të ndalë reformën në gjyqësor, që ka ndarë shtetin dhe kundër saj janë organizuar protestat më të mëdha në historinë e Izraelit.

Gantz për herë të fundit kishte shërbyer në një kabinet të Netanyahut më 2020-2021, ekzekutiv që u formua në bazë të marrëveshjes që i mundësonte Gantzit të udhëhiqte në pjesën e dytë të mandatit të Qeverisë. Por, në Izrael atëbotë u shpallën zgjedhje të parakohshme para se Gantz të mund të bëhej kryeministër.

Lini një Përgjigje