TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2023, 21:05

Pas Britanisë edhe Holanda mbyll shkollat hebraike, shkak frika e sulmeve terroriste

Shkruar nga Pamfleti

Pas Britanisë edhe Holanda mbyll shkollat hebraike, shkak frika e sulmeve

Shkollat ​​hebraike në Amsterdam do të mbyllen nesër, tha sot organizata e fëmijëve hebrenj Cheider për Reuters, në mes të konfliktit vdekjeprurës midis Izraelit dhe militantëve palestinezë islamikë të Hamasit.

Organizata Cheider nuk dha një arsye për mbylljen e shkollave, por konfirmoi raportet e mediave holandeze se vendimi ishte marrë duke pasur parasysh sigurinë e fëmijëve dhe mësuesve.

Brenda komunitetit hebre holandez ka frikë nga incidente pasi Hamasi bëri thirrje për demonstrata nesër në botën myslimane në favor të palestinezëve, njoftoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar Qendrën e Informacionit dhe Dokumentacionit të Izraelit të Holandës.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Britania ka njoftuar mbylljen e dy shkollave hebreje në Londrën veriore, nga frika e sulmeve terroriste.

holanda britania shkollat

Lini një Përgjigje