TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2023, 20:49

Sulme të tmerrshme mbi Gaza, Izraeli konfirmon se ka lëshuar mbi 6 mijë raketa

Shkruar nga Pamfleti

Sulme të tmerrshme mbi Gaza, Izraeli konfirmon se ka lëshuar mbi 6

Ushtria izraelite deklaroi ditën e sotme se kishte hedhur 6,000 bomba në Gaza që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, duke treguar kështu shkallën e lartë të shkatërrimit.

Ndonëse Izraeli pretendon se po godet objektivat e Hamasit, shumë civilë në brezin e goditur janë vrarë, madje edhe Spitalet e strehimoret e OKB-së janë goditur.

Sulmet ajrore kanë vrarë gjithashtu familje të tëra në shtëpitë e tyre. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të enjten se 22 familje të tëra ishin vrarë. Një sulm ajror në qytetin verior të Jabalia të enjten vrau 44 anëtarë të së njëjtës familje, duke lënë vetëm gjashtë të mbijetuar.

Gjithashtu zyrtarët e Gazës njoftuan pak më herët se mbi 400 fëmijë dhe mbi 200 gra ishin vrarë nga sulmet izraelite. Pavarësisht bilanceve të tmerrshme sulmet ende vazhdojnë dhe numri i viktimave mund të rritet sërish në orët dhe ditët në vazhdim.

gaza sulmet izrael

Lini një Përgjigje