
Britania e Madhe do të dërgojë anije të Marinës Mbretërore dhe avionë spiunazhi për të mbështetur Izraelin.
Sipas ‘The Times’, Mbretëria e Bashkuar duke ndjekur të njëjtën rrugë reagimi si SHBA, do të dërgojë dy anije në Mesdheun Lindor dhe do të fillojë fluturimet e vëzhgimit mbi Izrael në një shfaqje të mbështetjes ushtarake të krijuar për të siguruar Izraelin.
Anijet ndihmëse të Flotës Mbretërore RFA Argus dhe RFA Lyme Bay do të dërgohen në rajon, raporton ‘The Times’.
Kujtojmë se pak ditë më parë Pentagoni urdhëroi grupin sulmues të avionëve Ford të lundrojë në Mesdheun Lindor për të qenë gati për të ndihmuar Izraelin.
Anija USS Gerald R. Ford dhe rreth 5000 marinarët e saj dhe kuverta e avionëve luftarakë udhëtuan pranë brigjeve të Izraelit.
Lini një Përgjigje