TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2023, 15:56

Tmerret e konfliktit në Rripin e Gazës, mbi 400 fëmijë të vdekur si shkak i sulmeve izraelite

Shkruar nga Pamfleti

Tmerret e konfliktit në Rripin e Gazës, mbi 400 fëmijë

Sipas një raporti të fundit të nxjerrë nga autoritetet në Gaza, si shkak i sulmeve të izraelit, deri më tani janë regjistruar 447 fëmijë të vdekur dhe 248 gra.

Më shumë se 1400 persona janë vrarë në Gaza që kur Izraeli nisi sulmet ajrore. 338 000 persona janë zhvendosur si pasojë e sulmeve ajrore. Të paktën 1300 persona janë vrarë në Izrael prej luftimeve në fundjavë nga Hamasi.

Sulmet ajrore izraelite në Gaza vijojnë. Avionët po shënjestrojnë tashmë rrjetin nëntokësor të ndërtuar dhe populluar me militantë të Hamasit.

Ndërkohë që një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në Gaza, ku agjencitë e ndihmave dhe zyrtarët shëndetësorë raportojnë se qindra mijëra janë zhvendosur në mes të mungesës së ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike duke bërë një ngarkesë shtesë në objektet mjekësore.

Ndërsa Gaza humbet energjinë, spitalet humbasin energjinë, duke vënë në rrezik të porsalindurit në inkubatorë dhe pacientët e moshuar me oksigjen”, tha në një deklaratë drejtori rajonal i ICRC për Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Fabrizio Carboni.

izrael fëmijë viktima

Lini një Përgjigje