Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu janë takuar sot në Tel Aviv pas sulmeve të Hamasit.
Antony Blinken deklaroi se Hamasi nuk përfaqëson palestinezët.
Blinken u shpreh se Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin.
Ai nënvizoi se kushdo që ka kryer krime, kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet.
“Evropa, Azia, Afrika, kontinenti amerikan, asnjë rajon nuk ka shpëtuar nga Hamasi. Kushdo që kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson njerëzit palestinezë, apo edhe shpresat e tyre për të vijuar me masa të njëjta me liri, mundësi, dinjtet. Hamasi, në vend që të promovojë mirëqënien e popullit të tij, qeverisë, me terror, suilmon me raketa.
E dimë që Hamasi nuk i ka kryer krimet barbare duke pasur mendjen te njerëzit e Palestinës. Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin, asnjë vend nuk mundet apo duhet të tolerojë vrasjen barbare të qytetarëve. Izraeli ka të drejtë që të mbrojë veten e tij.”, theksoi Blinken.
Ndërkohë Netanyahu falënderoi Blinken për vizitën e tij, si në anglisht ashtu edhe në hebraisht.
“Vizita juaj është një shembull tjetër i prekshëm i mbështetjes së qartë të Amerikës për Izraelin”, i tha ai Blinken.
Netanyahu më tej theksoi se përmes sulmit të kësaj fundjave, “Hamasi e ka treguar veten se është armik i qytetërimit”.
Lini një Përgjigje