TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2023, 09:58

Lufta e përgjakshme, Blinken mbërrin në Izrael

Shkruar nga Pamfleti

Lufta e përgjakshme, Blinken mbërrin në Izrael
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka zbritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. Ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, anëtarët e qeverisë dhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. 

Sipas raportimeve të mediave, Blinken do të shohë gjithashtu familjet e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi dhe të dërguar në Gaza. 

Sipas informacioneve, ditën e nesërme Blinken do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazen.

Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa numri i të vdekurve është rritur. Në Izrael deri më tani raportohet për 1,300 viktima dhe rreth 3,300 të plagosur. Ndërkohë, në Rripin e Gazës është rritur në 1200 dhe 5600 persona raportohet se janë plagosur.

lufta palestinë- izrael

Lini një Përgjigje