
Gjatë vizitës së tij të shkurtër në Izrael, Antony Blinken do të takohet edhe me presidentin izraelit, Isaac Herzog.
Më herët, Herzog tha se Izraeli do të përpiqet të mbrojë civilët në Gaza por gjithashtu “do të bëjë gjithçka që duhet me një dorë të hekurt” për të mbrojtur izraelitët.
Dhe më vonë, gjatë pyetjeve të gazetarëve, Herzog reagoi në mënyrë sfiduese kur u pyet për shkallën e përgjigjes së Izraelit ndaj sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit.
“Ne jemi duke punuar, duke vepruar ushtarakisht sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare, pika. Pa mëdyshje! Por ne jemi në luftë. Jemi në luftë!”, tha ai.
Ndërkohë, Ministri i Energjisë në Izrael, Israel Katz, tha se rrethimi i Gazës nuk do të mbarojë derisa të lirohen të gjithë pengjet.
Në një postim në rrjetet sociale ai tha se “asnjë çelës drite nuk do të ndizet, asnjë çezmë uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë në Gaza derisa të gjithë të rrëmbyerit të lirohen”.
Kujtojmë se Izraeli ka ndaluar furnizimet në Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit të shtunën. Ndërkohë sot ka mbërritur atje edhe Sekretari amerikan i Shteti, Antony Blinken që do të takohet me zyrtarët izraelitë.
Lini një Përgjigje