
Si rezultat i sulmeve të pandalshme izraelite, numri i palestinezëve të vrarë është rritur sërish dhe raportohet për 1537, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës.
Sipas informacioneve nga raportimi i para disa orëve numri i viktimave është rritur me 120 vdekje në vetëm pak orë, duke treguar brutalitetin me të cilin po godet izraeli.
Midis të vdekurve raportohet për 500 fëmijë dhe 276 gra mes viktimave. Rreth 25 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një shtëpi të vetme në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Gazës, raportojnë mediat e Hamasit. Ndërkohë që raportohet për 6612 palestinezë të tjerë të plagosur.
Ndërkohë që ka pasur thirrje nga Irani dhe Rusia për të ndaluar sulmet, SHBA dhe Britania e Madhe kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Izraelit.
Lini një Përgjigje