
Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kanë mbërritur në Izrael.
Metsola, një politikane e qendrës së djathtë, pritet të bëjë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve, duke kërkuar gjithashtu krijimin e një korridori humanitar dhe mbrojtjen e infrastrukturës civile në Gaza. Metsola dhe von der Leyen në Izrael për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen me popullin izraelit
“Ne jemi këtu për të dhënë një mesazh solidariteti pas sulmit më të keq terrorist që ka përjetuar Izraeli në breza. Terrori nuk do të mbizotërojë. Mënyra se si ne reagojmë ka rëndësi. Ne mund, ne duhet të ndalojmë Hamasin. Dhe të bëjmë atë që mundemi për të zbutur pasojat humanitare. Kam mbërritur në Izrael, së bashku me presidentin e Parlamentit Europian për të shprehur solidaritetin me popullin e Izraelit pas sulmeve terroriste të Hamasit”, tha presidentja e parlamentit në një mesazh në mediat sociale, teksa postoi një video të mbërritjes së saj në Izrael.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm SHBA-së, Antony Blinken mbërriti në Izrael ku dënoi sulmet e Hamasit dhe shprehu mbështetjen e plotë ndaj Izraelit.
I have arrived in Israel with @EP_President to express our solidarity with the Israeli people in the wake of the horrific Hamas terrorist attack. pic.twitter.com/4ktjwabx14
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 13, 2023
Lini një Përgjigje