TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 13:59

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘kërcënon’ Hamasin: SHBA është shteti më i fuqishëm në botë dhe mbështet Izraelin

Shkruar nga Pamfleti

Sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘kërcënon’ Hamasin: SHBA

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në Izrael, për të shprehur mbështetjes e SHBA-së për popullin në këto momente të vështira. Austin tha se mbështetja e SHBA-së për popullin izraelit është e palëkundur ndërsa shprehu solidaritetin me familjet e viktimave.

Tani nuk është koha për neutralitet apo për justifikime për të pafalshmen. Nuk ka kurrë ndonjë justifikim për terrorizmin, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë pas këtij sulmi nga Hamasi. Hamasi nuk flet në emër të popullit palestinez. Bota sapo ka dëshmuar një të keqe të madhe”, tha ai, duke e krahasuar Hamasin me shtetin islamik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes e siguroi Izraelin se SHBA do ta pajisë me çdo gjë që i nevojitet. Duke përmendur bisedat telefonike midis Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu, ai theksoi se demokracitë nuk synojnë civilët.

Demokracitë si kjo e jona janë më të forta dhe më të sigurta kur ne respektojmë ligjet e luftës. Hamasi sulmoi në një kohë sfidash globale, por SHBA-ja është vendi më i fuqishëm në botë”, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin.

Teksa theksoi faktin se SHBA, do të vazhdojë të mbështesë si Ukrainën ashtu edhe Izraelin.

shba izraeli hamasi

Lini një Përgjigje