
Turqia ka thënë se është "plotësisht e papranueshme" që Izraeli të urdhërojë njerëzit në veri të Gazës të lëvizin në jug brenda 24 orëve.
Ministria e Jashtme e Turqisë deklaroi se paralajmërimi, i lëshuar nga Izraeli ndërsa përgatitet për një ofensivë tokësore, ishte çnjerëzor dhe shkelte ligjin ndërkombëtar!
Turqia i kërkoi Izraelit që të reflektonte dhe të tërhiqte mbrapsht paralajmërimin, të cilin Stambolli zyrtar e quajti gabim të madh.
“Të detyrosh 2.5 milionë banorët e Gazës - të cilët janë nënshtruar bombardimeve pa kriter për ditë të tëra dhe të cilëve u është hequr energjia elektrike, uji dhe ushqimi - të migrojnë në një zonë jashtëzakonisht të kufizuar është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe nuk ka vend në njerëzimin. Ne presim që Izraeli ta kthejë menjëherë këtë gabim të rëndë dhe të ndalojë urgjentisht aktet e tij të pamëshirshme kundër civilëve në Gaza", thuhej në deklaratën e ministrisë Turke.
Lini një Përgjigje