TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 14:49

Diplomati izraelit qëllohet me thikë në Pekin, publikohen pamjet e rënda

Shkruar nga Pamfleti

Diplomati izraelit qëllohet me thikë në Pekin, publikohen pamjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të një rruge në Pekin, kur një burrë i paidentifikuar sulmoi dhe goditi me thikë një diplomat izraelit.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet se autori përleshet me viktimën dhe e hedh në trotuar, para se ta godasë me thikë, para syve të habitur të kalimtarëve.

Viktima më pas ngrihet dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që edhe autori ikën duke çaluar. Punonjësi i ambasadës izraelite në Pekin u dërgua në spital pas sulmit.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, diplomati është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ndërsa po hetohet për motivin e sulmit, i cili nuk ndodhi në ambasadë.

lufta izrael palestine

Lini një Përgjigje