
Ka shkuar në 1900 numri i viktimave si pasojë e sulmit Izraelit në Gaza. Numri përfshin 614 fëmijë dhe 370 gra, thanë zyrtarët. Sipas ministrisë, 7696 persona të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë që shifrat pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim, pasi sulmet izraelit ende vazhdojnë mbi Gaza.
Nga ana tjetër Izraeli ka lëshuar një paralajmërim për 1.5 milionë banorë të Gazas që të largohen nga banesat e tyre, për shkak se ushtria do të futet në qytet.
Kujtojmë se grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael dhe mbi 1,537 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Hamasi, që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.
Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Lini një Përgjigje