
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një konferencë shtypi. Ai tha se ka biseduar me familjet që kanë humbur familjarët, miqtë dhe të dashurit e tyre, i cili u shpreh se "nuk do t'i harrojë kurrë këto akte të tmerrshme të armiqve tanë”.
"Ne po godasim armiqtë tanë me një fuqi të paparë. Ky është vetëm fillimi”, u shpreh kryeministri izraelit.
Netanyahu shtoi se Izraeli po mbledh mbështetje të jashtëzakonshme nga ndërkombëtarët për të ndihmuar vendin në këto ditë të vështira. Ai shtoi se synimi i tyre është rrafshimi i Hamasit dhe fundi i kësaj lufte.
“Ne do të zhdukim Hamasin dhe do të sjellim fitoren”, tha Benjamin Netanyahu.
Deklarata e tij ishte e shkurtër, zgjati më pak se pesë minuta.
Lini një Përgjigje