TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 22:03

Paralajmëron Guterres: Sulmi në Gaza po bëhet i rrezikshëm, ka nevojë për ujë, ushqim dhe karburant

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Guterres: Sulmi në Gaza po bëhet i rrezikshëm,

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se situata në Gaza ka arritur në një nivel të ri të rrezikshëm.

"Ne kemi nevojë për qasje të menjëhershme humanitare në të gjithë Gazën, në mënyrë që të mund të marrim karburant, ushqim dhe ujë për të gjithë njerëzit nevojë. Edhe luftërat kanë rregulla", u shpreh ai.

Guterres tha se ishte në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit rajonalë për t'u fokusuar në mënyrat për të reduktuar vuajtjet. Gjithashtu në OKB, i dërguari palestinez i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të bëjë më shumë për të ndaluar një "krim kundër njerëzimit" nga Izraeli.

"Ai duhet të bëjë më shumë. Çfarëdo që është bërë nuk është e mjaftueshme. Ne kemi nevojë që të gjithë ne të bëjmë më shumë për të ndaluar këtë krim kundër njerëzimit”, tha Riyad Mansour.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së prej 15 anëtarësh do të takohet me dyer të mbyllura për konfliktin.

okb sulm gaza rrezik

Lini një Përgjigje