TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2025, 20:13

Ukraina nuk ka të ‘ngopur’: Kredia prej 90 miliardë eurosh nuk mjafton!

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina nuk ka të ‘ngopur’: Kredia prej 90 miliardë eurosh
Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko

Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, paralajmëroi sot se kredia prej 90 miliardë eurosh e miratuar nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen e vendit nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës.

Marchenko u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të vazhdojnë punën për një kredi dëmshpërblimi, e mbështetur nga asetet e ngrira ruse që ndodhen në vendet aleate të Ukrainës.

Kredia e dëmshpërblimeve është një zgjidhje sistemike dhe afatgjatë. Ajo do të sigurojë aftësi të qëndrueshme mbrojtëse dhe do ta mbrojë Evropën nga konfliktet e ardhshme”, tha Marchenko, sipas një deklarate të Ministrisë së Financave të Ukrainës drejtuar vendeve të G7-ës.

Ai shtoi se rreziqet për Evropën nga një humbje e mundshme e Ukrainës i tejkalojnë shumë rreziqet e futjes së mekanizmit të dëmshpërblimeve.

Paralajmërimi vjen ndërsa vendi vazhdon të përballet me shpenzime të mëdha për mbrojtjen dhe rindërtimin e infrastrukturës gjatë konfliktit.

ukraina 90 mld euro kredi

Lini një Përgjigje