TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2025, 18:05

Si dishepuj të MAGA-s, kush janë ambasadorët e Trump-it që po trazojnë Europën?!

Shkruar nga Pamfleti
Si dishepuj të MAGA-s, kush janë ambasadorët e Trump-it që
Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në Greqi

Miliarderë pa përvojë diplomatike: Valë shqetësimesh në Europë nga ambasadorët e Trump

Me ardhjen e Donald Trump-it, një valë e re emërimesh ambasadorësh ka ngritur shqetësime në kryeqytetet europiane. Ata janë kryesisht familjarë, miq të ngushtë, donatorë të pasur ose figura të njohura për besnikërinë e tyre ndaj Trump, por pa përvojë diplomatike.

Charles Kushner, babai i Jared Kushner dhe vjehrri i Ivanka Trump, është ambasador në Francë që nga maji. Ai ka qenë i dënuar për evazion fiskal, deklarata të rreme dhe pengim të drejtësisë, përfshirë një rast të bujshëm ku punësoi një prostitutë për të komprometuar kunatin e tij. Ai kaloi 14 muaj në burg dhe u fal nga Trump në 2020. Si ambasador, u përplas me autoritetet franceze për “mungesën e reagimit ndaj antisemitizmit”, dhe së fundmi u takua me liderët e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen dhe Jordan Bardella.

Si dishepuj të MAGA-s, kush janë ambasadorët e Trump-it që
Charles Kushner, djathtas, i bashkohet Donald Trump dhe anëtarëve të tjerë të familjes Kushner

Në Bruksel, ambasador në BE është emëruar Andrew Puzder, ish-drejtor i kompanisë që menaxhon rrjetet e ushqimit të shpejtë Hardee’s dhe Carl’s Jr. Ai ka mbështetur hapur strategjinë e re të Trump-it për sigurinë, duke thënë se emigracioni po rrezikon identitetin kulturor të Europës.

Si dishepuj të MAGA-s, kush janë ambasadorët e Trump-it që
Andrew Puzder

Në Luksemburg është dërguar Stacey Feinberg, sipërmarrëse, trashëgimtare, prodhuese teatrale dhe donatore e njohur republikane, që së fundmi e quajti Trump-in “presidenti më i madh amerikan pas George Washington”.

Si dishepuj të MAGA-s, kush janë ambasadorët e Trump-it që
Stacey Feinberg

Në Itali, ambasador është Tilman Fertitta, miliarder me pasuri prej rreth 10.7 miliardë dollarësh, pronar i ekipit Houston Rockets dhe i më shumë se 600 bizneseve të mikpritjes. Ai është mik i vjetër i Trump-it dhe zotëron një jaht 117 metra me dy helipade e dy pishina. Trump e ka quajtur “binjaku im”.

Si dishepuj të MAGA-s, kush janë ambasadorët e Trump-it që
Tilman Fertitta

Në Danimarkë ndodhet Ken Howery, bashkëthemelues i PayPal. Detyra e tij kryesore është bindja e Kopenhagës për të lejuar më shumë ndikim amerikan në Grenlandë, ish-koloni daneze që Trump e ka përshkruar si “domosdoshmëri strategjike”. Ai po përpiqet të krijojë një imazh miqësor, por ka vijuar me axhendën amerikane, duke vizituar Grenlandën në dhjetor.

Si dishepuj të MAGA-s, kush janë ambasadorët e Trump-it që
Kimberly Guilfoyle

Në Greqi, ambasadore është Kimberly Guilfoyle, ish-prezantuesja e Fox News dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr. Ajo mbërriti në Athinë në nëntor mes bujës mediatike, e shoqëruar nga këngëtari Konstantinos Argyros. Guilfoyle premtoi se nuk do t’ia zhgënjejë as SHBA-së dhe as Greqisë, por shkaktoi shqetësim diplomatik kur kritikoi hapur ndikimin kinez në portin e Pireut, duke kaluar vijat e zakonshme diplomatike. Një burim e përshkroi si “të zgjuar, por shumë e drejtpërdrejtë dhe pa takt – si vetë Trump”.

Guilfoyle përflitet edhe për mundësi afrimi me Turqinë, gjë që i shqetëson diplomatët grekë, veçanërisht pas sugjerimeve publike nga ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack, se një incident në Egje mund të shfrytëzohej për të ndërhyrë dhe “rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve të NATO-s”.

Sipas strategjisë së re të Trump-it për sigurinë, Europa po rrezikon “zhdukjen civilizuese” nga emigracioni, ndërsa BE-ja akuzohet se “nënshtron sovranitetin”, “censuron lirinë e shprehjes” dhe “shtyp opozitën politike”. /Përshtatur nga "The Guardian"

shba ambasadore trump

Lini një Përgjigje