TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Dhjetor 2025, 19:49

Franca në alarm nga hajdutët e Bitcoin, maskat rrëmbejnë dhe detyrojnë çiftin të transferojë 8 mln euro në kriptovaluta

Shkruar nga Pamfleti
Franca në alarm nga hajdutët e Bitcoin, maskat rrëmbejnë dhe
Foto ilustruese

Një tjetër rast tronditës ka ndodhur në Francë, ku tre persona të maskuar rrëmbyen dhe dhunuan brutalisht një çift në La Rochelle, duke i detyruar t’u transferojnë rreth 8 milionë euro në kriptomonedha, njoftoi sot prokuroria franceze.

Sipas deklaratës së prokurorit të qytetit Renë, Frédéric Teissier, ngjarja ndodhi gjatë natës së të mërkurës ndaj të enjtes, kur autorët, të cilësuar si një “grup i strukturuar kriminal”, hynë me forcë në shtëpinë e çiftit në bregdetin perëndimor të vendit.

Pasi i lidhën dhe i dhunuan për rreth dy orë, grabitësit i detyruan viktimat të kryejnë transferta të mëdha në kriptovaluta drejt adresave të kontrolluara prej tyre. Rasti është aktualisht në hetim për rrëmbim me dhunë, zhvatje, pengmarrje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ngjarja konfirmon një trend në rritje të rrëmbimeve me synim vjedhjen e kriptomonedhave, që po përhapet me ritme shqetësuese në Francë.

Rasti i La Rochelle nuk është i izoluar. Vetëm këtë vit janë regjistruar disa ngjarje të ngjashme, ku figura të lidhura me botën e kriptomonedhave ose familjarë të tyre janë rrëmbyer, dhunuar dhe zhvatur.

Në janar, një 56-vjeçar u gjet në bagazhin e një makine pranë Le Mans, qindra kilometra larg shtëpisë së tij. Sipas mediave franceze, ai ishte babai i një influencuesi të njohur për kriptomonedha me bazë në Dubai.

Po ashtu në janar, David Balland, bashkëthemelues i platformës së njohur Ledger, dhe partnerja e tij u rrëmbyen në rajonin qendror të Sèvres. Balland u akrotimua në një gisht përpara se të shpëtohej nga një operacion policor, ndërsa partnerja e tij u gjet e lidhur brenda një makine.

Në Paris, më 1 maj, babai i një drejtuesi të një kompanie me bazë në Maltë, që merret me menaxhimin e kriptove, u rrëmbye dhe gjithashtu u torturua – autorët i prenë një gisht dhe kërkuan miliona euro për lirimin e tij. Ai u la i lirë pas 58 orësh në robëri.

Vetëm pak ditë më vonë, më 13 maj, një video që u bë virale tregonte përpjekjen për rrëmbimin e vajzës dhe nipit të CEO-së së kompanisë Paymium, një tjetër emër i rëndësishëm në sektorin e kriptove.

france kriptovaluta rrembim

Lini një Përgjigje