
Justin Trudeau do të japë sot dorëheqjen si kryeministri i 23-të i Kanadasë. Pas gati një dekade në pushtet, Trudeau do të japë dorëheqjen zyrtarisht, të cilën e shpalli për herë të parë në janar, gjatë një takimi në Rideau Hall.
Trudeau është njeriu që solli përfitimin për fëmijët në Kanada, legalizoi mariuanën, drejtoi vendin gjatë pandemisë së COVID-19 dhe u përball me kritika të ashpra në vitet pasuese për çështje të përballueshmërisë nga taksa e karbonit te strehimi.
Sipas një burimi të lartë qeveritar, mësohet se ai do të takohet privatisht me Guvernatoren e Përgjithshme, Mary Simon. Gjatë këtij takimi, do të japë dorëheqjen zyrtarisht dhe do t’i rekomandojë asaj të ftojë Mark Carney për të formuar qeverinë dhe për të prezantuar kabinetin e ri.
Në vend të tij do të vijë kryeministri i sapoemëruar, Mark Carney. Pesë ditë pas një fitoreje dërrmuese në garën për lidershipin e Partisë Liberale, Carney do të betohet për detyrën dhe besnikërinë, si dhe do t’i paraqesë Simon-it kabinetin e tij të ri, në një ceremoni që pritet të jetë më e thjeshtë krahasuar me ardhjen madhështore të Trudeau në pushtet në vitin 2015.
Mediat lokale kanë konfirmuar disa ndryshime të mëdha që Carney do të bëjë në ekipin e tij të parë, ndërsa synon të zvogëlojë ndjeshëm përmasat e përgjithshme të kabinetit, i cili shihet kryesisht si një kabinet para-zgjedhor.
Lini një Përgjigje