
Një avion që fluturonte nga Britania e Madhe drejt Egjiptit ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Athinës “Eleftherios Venizelos”, për shkak të rrëmujës së krijuar në bord nga një pasagjer në gjendje të dehur, raporton Daily Mail.
Në video, shihen oficerët e policisë shihen brenda kabinës së avionit disa momente pas uljes emergjente.
Dy policët grekë shoqërojnë një grua, ndërsa pasagjerët e tjerë filmojnë me celularët e tyre.
Gruaja , e moshës rreth 40-vjeçare, ishte duke pirë alkool pothuajse gjatë gjithë fluturimit, sipas dëshmitarëve okularë. Problemet u krijuan dy orë pasi avioni I Ëizz Air u ngrit nga Gatwick me destinacion Hurghada.
Gruaja ndërroi vendet me një pasagjer tjetër në aeroplan dhe më pas shpërtheu duke hedhur ofendime ndaj ekuipazhit të fluturimit, të cilët me durim i kërkonin të qetësohej.
"Nëse pasagjeri i padisiplinuar nuk qetësohet për dy minuta, ne do të bëjmë ulje emergjente" , paralajmëroi piloti, përpara se të ndërmerrte veprimin e uljes së detyruar.
Lini një Përgjigje