TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2025, 14:00

Negociata vetëm për të blerë kohë, Rusia po përgatitet për një ofensive të re

Shkruar nga Pamfleti

Negociata vetëm për të blerë kohë, Rusia po

Mashtrimi është një element kyç i politikës së saj të jashtme, siç dëshmohet nga veprimet e saj në Gjeorgji, Krime, Donbass dhe konflikte të tjera.

Studimi “Kodi Operativ i Byrosë Politike”, i cili ka mbetur i rëndësishëm që nga viti 1951, tregon se Kremlini i percepton marrëveshjet vetëm si lëshime të përkohshme, nga të cilat mund të distancohet në një moment të përshtatshëm.

Pas negociatave në Arabinë Saudite më 11 mars midis amerikanëve dhe ukrainasve, Moska do të vazhdojë qëllimisht dialogun me SHBA-në për të blerë kohë për rigrupimin dhe forcimin e aftësive të saj ushtarake. 

Ne jemi të sigurt se Kremlini nuk është i interesuar as për një armëpushim dhe as për një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë. Radikalët në Moskë, përfshirë Nikolai Patrushev, do ta sabotojnë armëpushimin duke vazhduar sulmet me dronë ndaj objektivave civilë në Ukrainë.

Ne këtë mënyrë, Moska do të përpiqet të tregojë paaftësinë e Uashingtonit për të ndikuar në Rusi, dhe për të dëmtuar popullaritetin e presidentit ukrainas Zelenskyy, që mund të rriste pozitën e tij nëse arrihet një armëpushim efektiv.

Propagandistët rusë pranë Kremlinit, e paralajmërojnë regjimin të mos bëjë gabim të pranojë një marrëveshjeje për një armëpushim me Ukrainën. Reagimi më i ashpër vjen nga të ashtuquajturat Grupe Z, të cilat mbajnë pozicionet më radikale në politikën e jashtme dhe e mbështesin agresionin ushtarak të Moskës.

Kësisoj, Rusia do t’i përdorë negociatat si një mjet taktik, dhe jo si një mekanizëm të mirëfilltë për arritjen e paqes. Një studim historik, Kodi Operativ i Byrosë Politike, i cili ka mbetur i rëndësishëm që nga viti 1951, tregon se Kremlini i percepton marrëveshjet vetëm si lëshime të përkohshme, teksa qasja mund të ndryshojë në një moment të përshtatshëm.

Rusia ka treguar vazhdimisht mosbesimin e saj ndaj një marrëveshje për paqe, duke shkelur traktatet dhe angazhimet ndërkombëtare. Mashtrimi është një element kyç i politikës së saj të jashtme, siç dëshmohet nga veprimet e saj në Gjeorgji, Krime, Donbass dhe konflikte të tjera.

Një marrëveshje armëpushimi në luftën Rusi-Ukrainë, përballet me pengesa të rëndësishme dhe nuk ka gjasa të zbatohet plotësisht në të ardhmen e afërt, për shkak të:

1. Objektivave kontradiktore. Kërkesat e Rusisë janë kapitullimi i Ukrainës, ndërsa kjo e fundit këmbëngul në rivendosjen e integritetit të saj territorial. Këto qëndrime mbeten në thelb të papajtueshme midis tyre.

2. Mungesës së besimit. Marrëveshjet e mëparshme (si ato të Minskut) janë shkelur shumë herë. Asnjëra palë nuk i beson tjetrës se do respektojë marrëveshje të ngjashme.

3. Dinamikës ushtarake. Rusia kërkon një armëpushim për të konsoliduar arritjet dhe për t’u riarmatosur, ndërsa Ukraina vazhdon të rezistojë. Teksa Ukraina po e ruan mbështetjen perëndimore, ka pak nxitje për të rënë dakord.

4. Përfshirjes perëndimore në konflikt. SHBA-ja dhe Evropa, e shohin vazhdimin e ndihmës ushtarake si një mënyrë për ta dobësuar Rusinë në mënyrë strategjike, duke i bërë ata të ngurrojnë ta shtyjnë Ukrainën të ulet në negociata të parakohshme.

5. Politikës së brendshme. Udhëheqja ruse e portretizon luftën si ekzistenciale, duke i bërë shumë të vështira lëshimet. Nga ana tjetër, Ukraina përballet me kundërshtimin publik të lëshimeve territoriale.

6. Presioneve gjeopolitike. Kina dhe aktorë të tjerë, mund të ushtrojnë presion për një armëpushim. Por ndikimi i tyre është i kufizuar, për sa kohë që të dyja palët besojnë se mund të arrijnë më shumë në fushën e betejës.

Skenari më i mundshëm afatshkurtër: Nuk do të ketë një armëpushim të plotë. Mund të ndodhin ndërprerje lokale, por edhe ato do të jenë të paqëndrueshme.

Skenari afatmesëm: Një “konflikt i ngrirë” i mundshëm, nëse nis të ndihet lodhja nga të dyja palët, siç ka ndodhur me konfliktet e tjera post-sovjetike.

Skenari afatgjatë: Një marrëveshje e qëndrueshme paqeje, s’ka gjasa të ndodhë pa ndryshime të rëndësishme në lidership apo në realitetet e fushëbetejës.

Qëndrimi i mundshëm i Rusisë në një marrëveshje armëpushimi

Qasja e Rusisë ndaj një armëpushimi, ka të ngjarë të jetë  e kushtëzuar, strategjike dhe do të synojë konsolidimin e përfitimeve të saj, dhe jo që t’i japë fund konfliktit me kushte të drejta:

1. Rusia do të kërkojë një armëpushim sipas kushteve të saj

Njohjen e territoreve të pushtuara: Rusia do të këmbëngulë që Ukraina dhe Perëndimi të njohin Krimenë, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson si territore ruse.

Çmilitarizimi i Ukrainës: Moska mund të kërkojë kufizime në aftësitë ushtarake të Ukrainës, siç është qasja në armët perëndimore ose lëvizjet e trupave.

Mos-anëtarësim në NATO: Rusia do të vazhdojë të kërkojë një neutralitet të përhershëm të Ukrainës dhe një angazhim zyrtar për të mos u anëtarësuar në NATO.

2. Armëpushimi si një pauzë taktike

Rigrupimi dhe rindërtimi i ushtrisë: Nëse Rusia bie dakord për një armëpushim, ka të ngjarë ta përdorë atë për të përforcuar ushtrinë e saj, për të trajnuar trupa të reja dhe për të grumbulluar armë për ofensivat e ardhshme.

Shmangia e një lufte shkatërruese: Nëse humbjet në fushën e betejës bëhen shumë serioze, një armëpushim mund ta ndihmojë Rusinë të mbajë kontrollin e saj territorial aktual pa harxhimin e mëtejshëm të forcave.

Stabilizimi ekonomik dhe politik:  Një armëpushim, mund të lehtësojë disa nga sanksionet e Perëndimit dhe ta ndihmojë Putinin të ruajë stabilitetin e brendshëm përpara ngjarjeve të ardhshme politike.
Nëse Ukraina do t’i pranojë kërkesat ruse, një fitore e plotë e Rusisë  do të nënkuptonte një Ukrainë nën ndikimin rus, me humbje të konsiderueshme territoriale.

Do të kemi një konflikt i ngrirë, nëse Rusia s’do të mundet të imponojë një kapitullim total të Ukrainë.

Nëse Ukraina dhe Perëndimi refuzojnë një armëpushim, Moska do ta përdorë këtë refuzim për të justifikuar përshkallëzimin e mëtejshëm ushtarak dhe për të fajësuar Ukrainën për zgjatjen e luftës. Rusia do të pranojë një armëpushim, vetëm nëse i shërben interesave të saj strategjike.

Pra, jo si një hap drejt paqes reale, por si një masë e përkohshme për të siguruar përfitimet e saj aktuale dhe për t’u përgatitur për konfrontimet e ardhshme. Ne jemi të bindur se Uashingtonit i mungojnë mekanizmat efektivë për ta detyruar Rusinë të ndërpresë luftën.

Nëse Moska pranon ta ngrijë konfliktin në vijën aktuale, ka të ngjarë që luftimet të rinisin në fund të mandatit të Donald Trump, duke e bërë të pamundur ndryshimin e situatës dhe duke sjellë pasoja të rënda për Evropën./ Përshtati "Pamfleti" Nga “Robert Lansing Institute”

Lini një Përgjigje