TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2025, 13:06

Negociatat me SHBA për armëpushim, Zelensky i frikësohet Putin: Ai është manipulues

Shkruar nga Pamfleti
Negociatat me SHBA për armëpushim, Zelensky i frikësohet Putin:
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se  po përgatitet të refuzojë” armëpushimin e propozuar nga Washingtoni .

“Putin ka frikë t’i thotë presidentit Trump se ai dëshiron të vazhdojë konfliktin.Tani të gjithë kemi dëgjuar nga Rusia fjalë që priteshin , shumë manipuluese nga Putini në përgjigje të idesë së heshtjes në front – ai në të vërtetë po përgatit një refuzim që tani. Putini e bën shpesh këtë – ai nuk thotë ‘jo’ drejtpërdrejt, por e bën këtë në një mënyrë që praktikisht vetëm vonon gjithçka dhe i bën të pamundura vendimet normale”, tha Zelensky.

Më tej presidenti ukrainas  i bëri thirrje ndërkombëtarëve për të rritur presionin ndaj Putinit.

“Siç kemi thënë gjithmonë, e vetmja që pengon, e vetmja që është jokonstruktive, është Rusia. Ata kanë nevojë për këtë luftë. Putini ka vjedhur vite paqeje dhe vazhdon këtë luftë ditë pas dite. Tani është koha për të rritur presionin ndaj tij. Duhet të zbatohen sanksione – ato që do të funksionojnë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë dhe me të gjithë në botë që duan paqen – për të detyruar Rusinë t’i japë fund kësaj lufte”, tha presidenti.

Ndërkohë edhe Udhëheqësi i Arabisë Saudite, Muhamed Bin Selman i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se shteti i tij mbështet “të gjitha nismat” për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Arabia Saudite ka qenë mikpritëse e bisedimeve mes Rubios dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, muajin e kaluar, takim në të cilin zyrtarët u pajtuan për të krijuar ekipe për të negociuar për rrugën drejt përfundimit të luftës.

putin zelensky

Lini një Përgjigje