TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2025, 14:55

Negociatat për Ukrainën, Trump telefonon Putin: Kemi një shans të mirë të përfundojë kjo luftë e tmerrshme!

Shkruar nga Pamfleti
Negociatat për Ukrainën, Trump telefonon Putin: Kemi një shans
Donald Trump

Donald Trump tha se SHBA kishte diskutime "të mira dhe produktive" me Putinin dhe i kërkoi presidentit rus t'u kursejë jetën mijëra trupave ukrainase të rrethuara.

Presidenti amerikan Donald Trump sapo zbuluar se ka bërë një telefonatë “shumë të mirë dhe produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, duke pretenduar se “ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme më në fund të përfundojë”.

Trump tha gjithashtu se ai ngriti me Putinin çështjen e trupave ukrainase në Kursk, duke i kërkuar liderit rus "që t'u kursehet jeta" pasi thuhet se u rrethuan nga trupat ruse.

'Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë dje, dhe ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme më në fund mund të marrë fund por, në këtë këtë moment, mijëra trupa ukrainiane janë të rrethuara plotësisht nga ushtaria ruse, dhe ne një pozicion shumë të keq dhe të vulnerabël.

I kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që t'i kursehet jeta. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekofte të gjithë!", shkoi Trump.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjithashtu tha se Rusia është e gatshme të pajtohet me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim në Ukrainë. Por sipas Putin, kjo marrëveshje duhet të sqarohet deri në fund dhe duhet të merret me shkaqet rrënjësore të konfliktit.

"Ne pajtohemi me propozimet për ndërprerjen e armiqësive. Por ne theksojmë faktin se kjo ndërprerje duhet të jetë e tillë që të çojë në paqe afatgjatë dhe të eliminojë shkaqet fillestare të kësaj krize. Ideja në vetvete është e saktë dhe ne sigurisht e mbështesim atë. Por ka çështje që ne duhet t'i diskutojmë. Dhe mendoj se duhet të flasim edhe me kolegët tanë amerikanë. Por kush do të japë urdhra për ndalimin e armiqësive?... Kush do të përcaktojë se ku dhe kush ka shkelur një marrëveshje të mundshme armëpushimi për 2000 kilometra?”, u shpreh presidenti rus.

Putin theksoi se është e dobishme për Ukrainën që të arrijë një armëpushim 30-ditor për shkak të faktit se të gjitha trupat e saj në rajonin e Kurskut janë të bllokuara. Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen për faktin se armëpushimi mund të shfrytëzohet për të marrë armë ose për të kryer mobilizim të detyruar.

“Situata në rajonin e Kurskut është plotësisht nën kontrollin e Rusisë. Federata Ruse po çliron një nga një të gjitha vendbanimet pranë Suxha. Militantët ukrainas janë tërësisht të rrethuar, ushtria ukrainase po përpiqet të reagojë në grupe të vogla, por është e pamundur”, theksoi Putin.

Putin falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për t'i dhënë fund luftës. Ai tha se mund të telefonojë Trump për të diskutuar këtë çështje.  Forcat ruse kanë avancuar që nga mesi i vitit 2024 dhe kontrollojnë gati një të pestën e territorit të Ukrainës, tre vjet pas një lufte që Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se do ta ndalojë.

donald trump telefonatë me putin

Lini një Përgjigje