
Ideja e një armëpushimi 30-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës , e pranuar tashmë nga Kievi nën ndërmjetësimin amerikan dhe që tani po vlerësohet nga Moska, duket gjithmonë e më e zbehtë.
Putin dha një gjysmëpërgjigje: as "po" as "jo". "Le të shohim", ishte përgjigja e shefit të Kremlinit, reagim që tërbon Zelensky-n.
Luftimet vazhdojnë në terren dhe është nisur një evakuim i detyrueshëm në rajonin ukrainas të Sumy.
Autoritetet ukrainase kanë urdhëruar evakuimin e tetë lokaliteteve pranë rajonit Kursk të Rusisë, ku forcat e Moskës kanë bërë përparim të rëndësishëm ditët e fundit, duke i shtyrë trupat ukrainase drejt kufirit. “Për shkak të përkeqësimit të situatës operacionale në rajon dhe granatimeve të vazhdueshme, sot u vendos që të kryhet evakuimi i detyrueshëm i popullsisë së tetë lokaliteteve” në rajonin Sumy të Ukrainës, tha administrata e saj ushtarake në Facebook.
Në vend të kësaj, Kievi nisi një sulm me dron në një depo të produkteve të naftës në Tuapse, në Rusinë jugore në bregun e Detit të Zi. “Regjimi i Kievit sulmoi objektin mbrëmë dhe një prej tankeve që përmbante benzinë mori flakë”, citohet të ketë thënë Kondratyev nga agjencia Interfax.
Në lidhje me armëpushimin, Putin shpjegoi se ai "mbështet" idenë, por ka një sërë "nuancash" që ende duhet të analizohen, dhe në çdo rast çdo armëpushim duhet të jetë "i tillë që të çojë në paqe afatgjatë dhe të adresojë shkaqet rrënjësore të konfliktit".
Detajet për Rusinë do të duhet të përpunohen në "konsultimet e mëtejshme me Shtetet e Bashkuara", ndoshta në nivel presidencial. Por për momentin nuk është planifikuar as një bisedë e re telefonike mes dy liderëve.
"Putini, natyrisht, ka frikë t'i thotë Presidentit Trump drejtpërdrejt se ai dëshiron të vazhdojë këtë luftë, ai dëshiron të vrasë ukrainasit," tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Right now, we have all heard from Russia Putin’s highly predictable and manipulative words in response to the idea of a ceasefire on the front lines—at this moment he is, in fact, preparing to reject it.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 13, 2025
Of course, Putin is afraid to tell President Trump directly that he wants… pic.twitter.com/SWbYwMGA46
Ai i quan fjalët e Putinit "shumë të parashikueshme dhe manipuluese". Sipas Zelensky, strategjia e Putinit është të vendosë kaq shumë parakushte sa "asgjë nuk do të funksionojë ose nuk do të funksionojë për kohën më të gjatë të mundshme".
Putin “në fakt po përgatitet të refuzojë” propozimin e armëpushimit, shtoi presidenti ukrainas, duke shtuar se “ne nuk vendosim kushte që i komplikojnë gjërat, Rusia e bën këtë”.
“Siç kemi thënë gjithmonë, e vetmja që i zvarrit gjërat, e vetmja me një qëndrim jo konstruktiv është Rusia”, vazhdoi Zelensky.
Putini shpesh e bën këtë, ai nuk thotë “jo” drejtpërdrejt, por e bën në një mënyrë që praktikisht vonon gjithçka dhe i bën të pamundura zgjidhjet normale, ne mendojmë se ky është vetëm një manipulim tjetër rus”, shtoi presidenti ukrainas, duke kujtuar se, në lidhje me shqetësimet e Putinit për kontrollin e armëpushimit, amerikanët thanë se ishin “të gatshëm të organizonin kontrollin dhe verifikimin”.
Lini një Përgjigje