TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 18:29

Tentoi të destabilizonte Moldavinë, Gjykata Kushtetuese shkrin përfundimisht partinë pro-ruse

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të destabilizonte Moldavinë, Gjykata Kushtetuese shkrin

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë në një seancë të transmetuar publikisht në media, vendosi shkrirjen e partisë pro-ruse, e cila akuzohet për tentativë për de stabilizimin e vendit.

Partia politike SHOR konsiderohet e shpërbërë që nga ky moment,” tha Nicolae Roșca, presidenti i Gjykatës Kushtetuese të Moldavisë.

Partia mban emrin e liderit të saj aktual Ilan Shor dhe është nën sanksione nga fuqitë perëndimore si Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Ajo ishte forca udhëheqëse në organizimin e protestave antiqeveritare dhe pro-ruse në Moldavi që nga viti 2022.

Ky vendim i gjykatës është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet, sipas vendimit thuhet se Ministria e Drejtësisë do të ngrejë një komision shpërbërjeje. Përfaqësuesit e partisë mund të kryejnë pjesën tjetër të mandatit të tyre si anëtarë individualë dhe nuk kanë të drejtë të bashkohen me një parti tjetër, sipas gjykatës. Partia SHOR aktualisht ka pesë anëtarë në parlamentin moldav prej 101 anëtarësh.

Kujtojmë se presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka akuzuar Rusinë për përdorimin e "diversantëve" të maskuar si civilë për të nxitur trazira në mes të një periudhe të paqëndrueshmërisë politike, duke i bërë jehonë paralajmërimeve të ngjashme nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti rus Vladimir Putin ndërkohë ka akuzuar pa bazë Kievin për planifikimin e sulmit të tij në  një territor pro-rus në Moldavi,  ku Moska ka një bazë ushtarake, duke rritur frikën se ai po krijon një pretekst për një aneksim të stilit të Krimesë. Në fillim të këtij viti, Zelensky paralajmëroi se inteligjenca ukrainase përgjoi një plan rus për të destabilizuar një situatë politike tashmë të paqëndrueshme në Moldavi.

moldavia gjykata kushtetuese partia pro ruse

Lini një Përgjigje