TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 14:52

Paralajmëron partia gjermane e të djathtës ekstreme: Po planifikojmë fushatë për shpërbërjen e BE-së

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron partia gjermane e të djathtës ekstreme: Po

Alternativa për Gjermaninë (AfD), partia gjermane e të djathtës ekstreme, po planifikon fushatë për shpërbërje të Bashkimit Evropian apo për largimin e Gjermanisë nga blloku evropian, në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Zgjedhjet e PE-së pritet të mbahen në qershor të vitit 2024. Në propozim, thuhet se durimi i liderëve të partisë me BE-në, është sosur. Prandaj, kërkohet me ngulm krijimi i një komuniteti të ri ekonomik evropian, një federatë të kombeve evropiane. Anëtarët e AfD-së do të votojnë për këtë qëndrim në fund të muajit korrik.

Partia e ka mbështetur idenë e largimit të Gjermanisë nga BE-ja që prej vitit 2019 dhe ka bërë thirrje për shpërbërje të Parlamentit Evropian. Numri i deputetëve të PE-së ndahet mes vendeve anëtare, duke pasur parasysh numrin e banorëve të tyre por ka një diskriminim pozitiv, në favor të vendeve më të vogla. Asnjë shtet nuk mund të ketë më pak se gjashtë deputetë dhe asnjë vend nuk mund të ketë më shumë se 96 deputetë.

Kjo do të thotë se për tu zgjedhur deputet në Parlamentin Evropian, një kandidati gjerman, potencialisht i duhen 10 herë më shumë vota, sesa një kolegu të tij në Maltë apo Qipro.

Pas zgjedhjeve evropiane, më pas vijon zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit, dhe funksioneve tjera të larta në institucionet e BE-së. Interesi i Parlamentit Evropian është që të ketë dalje sa më të madhe në këto zgjedhje, pasi prej vitit 1979 e deri në vitin 2014, përqindja e atyre që kanë votuar ka qenë vazhdimisht në rënie.

partia gjermane planifikim fushate be

Lini një Përgjigje