TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 12:34

Skandali i ‘Katargate’/ Eva Kaili ngre padi kundër Parlamentit Europian: Shkeli imunitetin tim

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i ‘Katargate’/ Eva Kaili ngre padi kundër Parlamentit

Eva Kaili, ka ngritur padi ndaj Parlamentin Europian për shkelje të imunitetit të saj parlamentar, pasi ishte monitoruar nga shërbimet sekrete gjatë periudhës kur ajo mori pjesë në komisionin Pega.

Ky i fundit po hetonte institucionalisht aktivitetet e eurodeputetëve dhe qytetarëve të BE-së. Kjo bëhet me dije nga avokatët e ish-nënkryetares së Parlamentit Evropian.

Kujtojmë se, eurodeputetja greke, Eva Kaili një nga personat e përfshirë në skandalin 'Katargate' ndodhet në arrest shtëpie me përgjim elektronik, në shtëpinë e saj në Bruksel. Kaili u arrestua më 9 dhjetorin dhe u lirua me kusht më 25 maj.

Eurodeputetja greke ishte e fundit nga katër të pandehurit e Katargate që u lirua me kusht. I ka paraprirë lirimi i partnerit të Eva Kailit, Francesco Giorgi, eurodeputetit belg Marc Tarabella dhe Antonio Panzeri, i cili konsiderohet si “truri” i ringut.

Lini një Përgjigje