TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 10:33

Arrestimi i 3 policëve, kërcënon komandanti i “Kobras” serbe: Ne zbatojmë urdhrat e Vuçiç!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i 3 policëve, kërcënon komandanti i
Darko Gjoshiç

Komandanti i njësisë speciale të Policisë Ushtarake të Serbisë, që njihet si ‘Kobra’, ka thënë se pjesëtarët e tij nuk janë futur në territorin e Kosovës, por nëse marrin urdhër nga Vuçiç do ta zbatojnë.

Komandanti serb Darko Gjoshiç i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se pjesëtarët e njësitit “Kobra” dhe ata të njësitit special të Policisë së Serbisë, janë futur në territorin e Kosovës javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë në Leposaviç.

"Njësia ‘Kobra’ e Ushtrisë së Serbisë nuk ka qenë i angazhuar në Kosovë, por me urdhër të kryekomandantit Aleksandër Vuçiç angazhohemi dhe kur e marrim atë urdhër, atëherë do ta zbatojmë plotësisht”, ka thënë Gjoshiç për “Tanjug".

Ndërkohë protestat në komuant në veri të Kosovës vazhdojnë. Ditën e sotme trupat e KFOR janë vendosur në hyrje të komunës së Leposaviç. Njësia Speciale e Kosovës është ndaluar nga trupat e KFOR të hyjë në Leposaviç. Ushtarët e KFOR-it po pyesin të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për rolin e tyre. 

darko gjoshiç arrestimi i 3 policëve

Lini një Përgjigje