TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 09:36

Shpërthime në Odessa, Zelensky: Trupat ukrainase po përparojnë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthime në Odessa, Zelensky: Trupat ukrainase po

Disa shpërthime u dëgjuan gjatë natës në qytetin e Odessa-s në jug të Ukrainës.

U raportua se autoritetet ushtarake kanë aktivizuar mbrojtjen ajrore në të gjithë rajonin. Administrata ushtarake rajonale e Odessa-s raportoi se trupat ruse lëshuan katër raketa lundrimi të tipit Kalibr nga Deti i Zi, të cilat u shkatërruan të gjitha në qiell nga forcat e mbrojtjes.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u shpreh se luftimet më të ashpra janë në frontin jugor dhe vlerësoi forcat e Kievit për zmbrapsjen e sulmeve ruse në lindje.

“Trupat ukrainase po përparojnë, pozicion pas pozicioni, hap pas hapi dhe po ecin përpara”, tha ai.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njofton se afro 220 mijë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Kujtojmë se, OKB-ja ka akuzuar Rusinë se vazhdon të refuzojë dërgesat e ndihmave humanitare në zonat e kontrolluara nga Moska në Ukrainën lindore, të cilat janë goditur nga shpërthimi i digës Kakhovka.

Shpërthimi i barrierës përmbyti pjesë të mëdha të rajonit Kherson, duke detyruar mijëra të largohen dhe duke rritur frikën për një fatkeqësi mjedisore.

odessa zelensky ukraine

Lini një Përgjigje