TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 10:58

Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviç, publikohet fotoja kush është serbi i arrestuar nga policia e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviç, publikohet fotoja kush

Personi që shihni në foton më sipër është Uros Vukasinoviç, serbi i arrestuar nga policia e Kosovës si organizator i sulmeve në veri ndaj gazetarëve.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

Ky është i dyshuari i tretë që arrestohet për sulmet ndaj gazetarëve, të cilët po raportojnë nga veriu i Kosovës, që pas përshkallëzimit të situatës me 26 maj.

Më 16 qershor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se ishte arrestuar Nemanja Vllashkoviç në Leposaviç, për sulmin ndaj gazetarëve të mediumit Kallxo më 29 maj.

Një ditë më pas, Sveçla tha se në pikëkalimin kuftiar në Jarinjë, që lidh Kosovën me Serbinë, për sulme ndaj gazetarëve u arrestua edhe Dalibor Spasiç.

 

sulmi ndaj gazetarëve në leposaviç

Lini një Përgjigje