TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 11:47

Kritiku i Putinit nën masa të rrepta, gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut; gazetarët nuk do të lejohen në seancë

Shkruar nga Pamfleti

Kritiku i Putinit nën masa të rrepta, gjyqi i ri ndaj Navalnyt do

Një gjyq ndaj kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, pritet të nisë të hënën, sipas avokatit të tij. Gjyqi do të mbahet në burgun ku ai aktualisht ndodhet, në verilindje të Moskës.

Navalny ka kryer dy nga vitet e një dënimi paraprak dhe përballet me akuza të reja, për të cilat mund të dënohet deri në 30 vite burgim. Ai përballet me shtatë akuza të reja, përfshirë themelim dhe financim të një organizate ekstremiste dhe minimizimit të nazizmit.

Kritiku i Kremlinit hedh poshtë të gjitha akuzat dhe thotë se janë të motivuara politikisht. Gjyqi aktual ka nisur më 6 qershor, po deri më tani janë zhvilluar vetëm çështje procedurale prapa dyerve të mbyllura.

Kujtojmë se, Navalny u helmua së bashku me agjentin Noviçok, gjatë një udhëtimi për në Siberi verën e vitit 2020. Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe shërbimet e inteligjencës së Rusisë se qëndrojnë prapa helmimit.

Pas trajtimit mjekësor në Gjermani, ai u kthye në Rusi ku u arrestua menjëherë. Sipas organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriu, Navalny është i burgosur politik.

gjyq navalny burg

Lini një Përgjigje