
Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë nuk do të diskutohet në samitin e Aleancës në Vilnius (më 11 dhe 12 korrik).
“Ajo që po diskutojmë është se si ta afrojmë Ukrainën me NATO-n. Ka konsultime të vazhdueshme dhe nuk mund të paragjykoj rezultatin e tyre”, u shpreh Stoltenberg.
Ai vijoi duke thënë se dyert e NATO-s janë të hapura, siç tregoi Aleanca me ftesën për Finlandën dhe Suedinë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shtoi se do të zbatohet ajo që është thënë që prej vitit 2008, se Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës duke vënë në dukje se i takon aleatëve të vendosin se kur është koha e duhur dhe e drejta e vetos për vendimet e NATO-s nuk i takon Rusisë.
Gjatë konferencës së përbashkët ata u shprehën se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë dhe theksuan se NATO nuk është e përfshirë në luftë.
Lini një Përgjigje