TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 16:24

I përfshirë edhe kreu i mazhorancës, “mbreti i kriptovalutave”  dënohet nga Mali i ZI me 4 muaj burg

Shkruar nga Pamfleti

I përfshirë edhe kreu i mazhorancës, “mbreti i

I ashtuquajturi “mbreti i kriptovalutave”, Hyeong Do Kwon, dhe partneri i tij Hon Chang Joon, janë dënuar me nga 4 muaj burg nga Gjykata Themelore në Podgoricë, me nga katër muaj burgim, për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit.

Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar ekstradimin e tyre, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të dhjetëra miliarda eurove.

Ata janë arrestuar më 23 mars në aeroportin e Podgoricës, prej ku kanë tentuar të nisen me avion privat për në Dubai, me pasaporta të paligjshme. Ata kanë qenë duke përdorur pasaporta të Kosta Rikës, por gjatw hetimeve, atyre u janë gjetur edhe dokumente të Koresë Jugore dhe Belgjikës.

Në seancën dëgjimore, Hyeong Do Kwon dhe Hon Chang Joon, kanë thënë se kanë aplikuar për pasaporta të Kosta Rikës në Singapor, përmes një agjencie atje, dhe më pas janë pajisur me to, pas përfundimit të procedurës.

Arrestimi i tyre ka sjellw furtunw nw Malin e Zi, pasi si i pwrfhsir nw rrjet dyshohet kreu i partisë më të madhe në vend, Partia për Integrime Europiane e presidentit Jakov Milatoviç.

Milojko Spajiç, kreu i PES është denoncuar nga media malazeze si personi që po mbronte koreanin De Kwon.

mali i zi kriptovaluta

Lini një Përgjigje