TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2023, 17:16

Britania “shuplakë” Moskës: Asetet ruse do jenë të ngrira deri sa Ukraina të kompensohet plotësisht

Shkruar nga Pamfleti

Britania “shuplakë” Moskës: Asetet ruse do jenë

Britania i ka bërë të ditura planet për të ashpërsuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë. Ajo e ka prezantuar një legjislacion për t’i mbajtur asetet e Moskës të ngrira, derisa kjo e fundit të pajtohet për ta kompensuar Ukrainën.

Qeveria e Sunak ka thënë, po ashtu, se do të krijohet një sistem i ri, ashtu që asetet e ngrira të dhurohen për rindërtim të Ukrainës.

Këto plane janë bërë të ditura teksa Britania përgatitet për të qenë nikoqire e një konference për rindërtim të Ukrainës, javën tjetër.

Në fokus do të jetë rritja e mbështetjes ndërkombëtare për rindërtim të Ukrainës nga lufta, dhe sesi sektori privat do të mund të përfshihet në rindërtim.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – në shkurt të vitit 2022 – Britania ka ngrirë asete në vlerë të më shumë se 23 miliardë dollarëve dhe i ka sanksionuar mbi 1.550 individë rusë.

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka thënë se rindërtimi i Ukrainës duhet të bëhet shpejt dhe se masat e reja “do të sigurojnë që Rusia të paguajë për riparim të shtetit që e ka sulmuar”.

Sipas kalkulimeve të Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian, besohet se për rindërtim të Ukrainës do të duhen më shumë se 400 miliardë dollarë.

britania asetet ruse

Lini një Përgjigje