
Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka bërë një paralajmërim të fortë lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se çdo prani ushtarake në zonë do të konsiderohet shkelje e armëpushimit.
Në deklaratën zyrtare, IRGC thekson se ngushtica mbetet nën kontroll të plotë dhe funksionon për kalimin e anijeve civile, në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
“Ngushtica e Hormuzit është nën kontroll dhe menaxhim inteligjent, e hapur për kalimin e padëmshëm të anijeve jo-ushtarake”, thuhet në deklaratë.
Sipas tyre, autoritetet iraniane hedhin poshtë “pretendimet e rreme” të disa zyrtarëve të huaj dhe paralajmërojnë se çdo anije ushtarake që afrohet në këtë zonë “me çfarëdo preteksti apo justifikimi do të konsiderohet shkelje e armëpushimit dhe do të trajtohet ashpër dhe me vendosmëri”.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.
Lini një Përgjigje