
Janë publikuar exit-pollet e para pas mbylljes së qendrave të votimit në Hungari. Dy sondazhe të mediave hungareze parashikojnë një fitore të thellë për partinë opozitare Tisza, e udhëhequr nga Péter Magyar, duke rrëzuar potencialisht kryeministrin në detyrë Viktor Orbán pas 16 vitesh në pushtet.
Sipas projeksionit mesatar të sondazheve të publikuara para zgjedhjeve:Tisza pritet të fitojë rreth 57% të votave dhe 135 nga 199 vendet në parlament.
Një projeksion tjetër specifik nga Qendra Kërkimore 21 (21 Kutatóközpont) nxjerr:Tisza me 55% të votave dhe 132 vende në parlament.
Sondazhi sugjeron se partia e Orbán po shkon drejt 37.1% të votave, dhe 21 Research Centre i jep Fidesz 38%.
Për krahasim, në zgjedhjet e fundit të vitit 2022, partia Fidesz e Orbánit fitoi pikërisht 135 vende, duke siguruar shumicën absolute.
Lini një Përgjigje