TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2023, 17:04

SHBA miraton tjetër paketë ndihme për Ukrainën, 400 milionë dollarë municione dhe raketa HIMARS

Shkruar nga Pamfleti

SHBA miraton tjetër paketë ndihme për Ukrainën, 400

SHBA ka miratuar një paketë ndihme për sigurinë në Ukrainë me vlerë rreth 400 milionë dollarë dhe pritet të shpallet të premten gjatë vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Shtëpinë e Bardhë.

Në paketë pritet të përfshihen municione me raketa HIMARS dhe sisteme të ndryshme artilerie si 155 mm dhe 105 mm dhe automjete të blinduara.

Të enjten, John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, tha se SHBA do të njoftojë një raund tjetër ndihme për Ukrainën, duke përfshirë municione për HIMARS dhe artileri, por ai nuk specifikoi se sa.

Kjo ndihmë për sigurinë do të merret drejtpërdrejt nga inventarët e SHBA-së nën Autoritetin Presidencial të tërheqjes (PDA), që do të thotë se armët dhe pajisjet mund të mbërrijnë në Ukrainë më shpejt.

Javën e kaluar, SHBA njoftoi 2 miliardë dollarë ndihmë nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës e cila kontrakton me industrinë për të blerë furnizimet dhe kërkon më shumë kohë.

Me paketën që pritet të miratohet të premten, SHBA-ja do i ka dhënë Ukrainës më shumë se 32 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës.

 

 

shba paketë ndihme ukarinës

Lini një Përgjigje