TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2023, 15:56

Zbardhen detajet e shpërthimit në Podgoricë, shkon në 7 numri i të plagosurve

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet e shpërthimit në Podgoricë, shkon në 7

Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë sot në Podgoricë, ku pati një shpërthim brenda gjykatës. Sipas mediave vendase, një 39-vjeçar ka hyrë në gjykatë me një grantë dore dhe ka shpërthyer atë. Vetë ai ka ndërruar jetë, ndërsa mësohet se janë plagosur 7 të tjerë.

Gjykata e Podgoricës ka dy dyer xhami që duhet të kalohen dhe shpërthimi ka ndodhur mes të dyja dyerve. Autori është identifikuar si Mladen Bulatoviç. Nga 7 të plagosurit, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rendë.

Rreth orës 11:35 në hyrje të objektit të Gjykatës Themelore në Podgoricë, M.B. me shumë gjasa ka aktivizuar një granatë dore, e cila e ka vrarë, ndërsa pesë persona, sipas informacioneve të deritanishme, janë lënduar”, njofton policia.

Siç shtojnë ata, ekipet e policisë dhe shërbimet kompetente ndodhen në terren për hetimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes. PO ashtu mësohet se ngjarja e rëndë nuk ka të bëjë me politikë apo terrorizëm.

shperhtim podgorice

Lini një Përgjigje