TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2023, 15:38

Moska presion të hapur Beogradit, Lavrov thirrje Vuçiçit: Bëj kujdes me Asociacionin, Perëndimi po të mashtron

Shkruar nga Pamfleti

Moska presion të hapur Beogradit, Lavrov thirrje Vuçiçit:

Deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se do të pranojë planin franko-gjerman, kanë alarmuar Moskën, e cila ka komentuar për herë të parë zyrtarisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Rusia e trembur nga largimi i aleatit të saj të vetëm në Ballkan, ka nisur ta ushtrojë hapur presionin ndaj presidentit serb që të mos e pranojë planin evropian për rregullimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ishte ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili foli për dialogun Prishtinë-Beograd nga samiti i G-20, paralajmëroi serbët se po mashtrohen nga Evropa me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i krahasoi problemet perëndimore në Kosovë me qasjen në zbatimin e Marrëveshjes së Minsk për Ukrainën.

E njëjta histori: Mashtrimi i serbëve në lidhje me asociacionin e komunave me shumicë, serbe, është si mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjen e minskut”, tha ai në New Delhi.

Lavrovi tha se vendet perëndimore nuk do të zbatonin marrëveshjet e Minskut dhe se ata nuk kanë ndërmend të zbatojnë as marrëveshje që lidhen me serbët në Kosovë. Siç tha ai, nënshkruesit e marrëveshjeve të Minskut kanë pranuar hapur se këto marrëveshje ishin të nevojshme për të përgatitur luftën kundër Rusisë.

Rusia është mundur vazhdimisht ta mbajë pranë Serbinë si një “as nën mëngë” brenda Ballkanit, por përfshirja e saj në luftë me Ukrainën e ka ulur ndejshëm ndikim, investimet dhe vëmendjen ndaj vendit ballkanik. Kjo ka bërë që Serbia të shohë nga Perëndimi si të vetmen mënyrë për të mos u izoluar totalisht. Dhe mesa duket takimi i fundit në Bruskel ka alarmuar Moskën e cila ka rritur ndjeshëm presionin ndaj Vuçiçit i cili tani ndodhet në udhëkryq dhe i duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë.

lavrov dialogu kosovë-serbi

Lini një Përgjigje