TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2023, 12:13

Aksidenti tragjik në Greqi, alarm për bombë në godinën e kompanisë së trenave në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Greqi, alarm për bombë në godinën

Një telefonatë për bombë, ka alarmuar autoritetet greke mëngjesin e kësaj të premteje.

Si masë paraprake nga autoritetet u vendos që  godina e Hellenic Train, të evakuohej në mënyrë të menjëhershme.

Forcat e policisë dhe të zjarrfikëseve mbërritën në vendngjarje menjëherë pas marrjes së njoftimit.

Pas një kontrolli vizual nuk u gjet asgjë e dyshimtë apo alarmuese dhe pa më vonë, kontrolli mori fund.

Kujtojmë se ky alarm për bombë në stacionin hekurudhor vjen dy ditë pas aksidentit tragjik të dy trenave ku humbën jetën 57 qytetarë.

Aksidenti hekurudhor ndodhi në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash.

Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.

Nga informacionet e dhëna nga autoritetet greke, numri i viktimave është të paktën, 57, por mund të rritet ende për shkak të personave të zhdukur të cilët nuk janë gjetur ende.

Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

hellenic train greqi bombë

Lini një Përgjigje