Një person ka vdekur dhe disa persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombe në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Podgoricë të Malit të Zi.
Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave.
Mladen Bulatoviç, 39-vjeç ka vdekur pasi ka shpërthyer një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë shkruan “Vijesti”.
Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në ndërtesën e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Kemi konstatuar se është vrarë MB (40) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë persona të lënduar të cilët janë trajtuar në Qendrën Klinike”, tha Srđa Korać nga Policia Kriminale.
Në përditësim....


Lini një Përgjigje