TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2023, 16:48

Takimi Blinken-Lavrov, Moska përgënjeshtron SHBA-në: Nuk është folur për ish-marinsin amerikan të arrestuar në Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Blinken-Lavrov, Moska përgënjeshtron SHBA-në: Nuk

Zëdhënësja e shtypit e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka akuzuar administratën amerikane për keq karakterizimin e aspekteve të bisedës së shkurtër mes sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe homologut të tij rus dje në Indi.

Me anë të një postimi në Telegram, ajo shprehet se Blinken gënjeu kur tha se u fol për situatën e ish-marinsit amerikan i cili është i burgosur në Rusi.

Oh, sa interesante. Kontrollova me Sergei Viktorovich [Lavrov] nëse Blinken ngriti temën e [Paul] Whelan dje. Doli se sekretari amerikan i shtetit as që belbëzoi për këtë. Gjithçka që Departamenti i Shtetit tha dje për shqetësimin e Blinken për situatën rreth shtetasit amerikan është një gënjeshtër. Sjellje e pabesueshme e administratës amerikane”, tha ajo.

 

moska shba deklaratat

Lini një Përgjigje