TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Janar 2026, 15:54

"Po kërkojmë një copë akull", Trump ‘qetëson’ Europën dhe bën një hap pas: Nuk do të përdorim forcën në Groenlandë!

Shkruar nga Pamfleti

"Po kërkojmë një copë akull", Trump

"Nuk kam nevojë të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë, nuk do të përdor forcë"...

Nga Forumi Ekonomik i Davosit në Zvicër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri hapa pas duke thënë se SHBA-të nuk do të përdorin forcën për të marrë Grenlandën, por theksoi se ushtria amerikane do të ishte e pandalshme nëse do të vendoste ta bënte këtë.

“SHBA-të nuk kanë kërkuar kurrë asgjë dhe nuk kanë marrë kurrë asgjë. Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe dhunë të tepërt. Sinqerisht, do të ishim të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë", shton Trump.

Presidenti amerikan deklaron më tej se kjo tërheqje nga ana e tij do të respektohej nga të gjithë, pasi shumica mendonin se ai do të përdorte forcën në Groenlandë, diçka të cilën e hodhi poshtë.

"Të gjithë do të jenë mirënjohës për deklaratën e madhe. Nuk kam nevojë të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë, nuk do të përdor forcë", shton Trump.

Më tej presidenti amerikan shtoi se SHBA-të nuk kërkonin shumë, thjeshtë një copë akull për të mbrojtur botë. Më tej duke iu drejtuar Danimarkës dhe Europës, tha se ata kanë dy opsione, t’i falin Groenlandën dhe SHBA-ja do të jetë falenderuese ndaj tyre, ose të refuzojnë një gjë të tillë dhe ata do ta mbajnë mend këtë gjë.

"Ne duam një copë akulli për mbrojtjen e botës, dhe ata [Danimarka] nuk do ta japin. Ne kurrë nuk kemi kërkuar asgjë tjetër. Mund ta kishim mbajtur atë copë tokë, por nuk e bëmë. Ata kanë një zgjedhje, ju mund të thoni po, dhe ne do t'ju jemi shumë mirënjohës. Ose mund të thoni jo, dhe ne do ta kujtojmë këtë", tha Trump, teksa shtoi se një Amerikë e fortë dhe e sigurt do të thotë një NATO e fortë.

Perspektiva e tarifave të mëtejshme të SHBA-së ndaj vendeve evropiane për shkak të Groenlandës ka qenë një burim diskutimesh të mëdha ditët e fundit. Duke folur pikërisht për këtë gjë, Trump tha se SHBA-ja nuk synon të shkatërrojë vende mike me tarifat, por po kërkon të puunojë me ta.

Ne i vendosëm Zvicrës një tarifë prej 30% dhe shpërtheu kaosi. Por e kuptova se pa ne, nuk është më Zvicër. Pa ne, nuk është asnjë nga vendet që përfaqësohen këtu. Dhe ne duam të punojmë me vendet. Nuk po kërkojmë t'i shkatërrojmë ato”, tha Trump./Pamfleti

 

groenlandë europë

Lini një Përgjigje