Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u tall me homologun e tij francez Emmanuel Macron.
Gjatë fjalës së tij në Davos, Trump u shpreh kritik ndaj tij duke thënë se: “bëri të fortin me ato syze të bukura dielli” që Macron mbante për shkak të një problemi me sytë.
“Nuk do ta besoni, por më pëlqen Emmanuel-i”, tha Trump në fjalimin e tij në Forumin e Davosit.
“E pashë dje me ato syze të bukura dielli. Çfarë dreqin ndodhi. Ai u përpoq të dukej i ashpër”, shtoi presidenti amerikan, përpara se të flasë gjatë për çmimet e barnave.
Nga ana tjetër, zyra e presidentit francez sqaroi se Macron kishte zgjedhur të mbante syze dielli gjatë fjalimit të mbajtur në ambient të mbyllur për arsye shëndetësore.
BOLINDO TRAPINDO