TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Janar 2026, 15:17

Trump sfidon liderët e BE në Davos: Vetëm ne mund ta mbrojmë Groenlandën

Shkruar nga Pamfleti

Trump sfidon liderët e BE në Davos: Vetëm ne mund ta mbrojmë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, hodhi publikisht një deklaratë që ka ndezur alarmin diplomatik në kryeqytetet evropiane: Grenlanda është territor i hemisferës perëndimore dhe vetëm SHBA mund ta mbrojë atë.

Çdo aleat i NATO-s ka detyrimin të mbrojë territorin e vet”, tha Presidenti Trump, por shtoi me vendosmëri: “Fakti është se asnjë shtet apo grup shtetesh nuk është në pozicion për të garantuar sigurinë e Grenlandës, përveç Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një fuqi e madhe – shumë më e madhe sesa e kuptojnë njerëzit”.

Presidenti amerikan e përshkroi Grenlandën si një “territor të gjerë, pothuajse të pabanuar dhe të pazhvilluar, i vendosur i pambrojtur në një pikë kyçe mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”, një referencë e qartë gjeostrategjike ndaj Arktikut si zonë konkurrimi ndërkombëtar për burime dhe influencë.

Ka aq shumë minerale të rralla atje”, shtoi ai. “Por kjo nuk është arsyeja përse na duhet. Na duhet për sigurinë tonë kombëtare dhe për sigurinë ndërkombëtare. Ky ishull i madh, i pasiguruar, është pjesë e Amerikës së Veriut – është frontiera jonë veriore në hemisferën perëndimore. Është territori ynë”.

Lini një Përgjigje